Dje në orën 23:20, SPB Shkup ka marrë njoftim se në vendbanimin Marinë, Komuna Ilinden, një automjet pasagjerësh me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (21), ka goditur këmbësorin O.M. (52), të dy nga Marina, transmeton Portalb.mk.
O.M. ka vdekur në vendngjarje nga lëndimet e marra, ndërsa një mjek i Urgjencës e ka shpallur të vdekur. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, automjeti është sekuestruar për ekspertizë, ndërsa shoferi A.A. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor Gazi Babë.
Inspektim është kryer nga një ekip inspektimi nga SPB Shkup dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përpilohet një raport përkatës.