Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime, të premten e ka anuluar shpalljen për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informatat me karakter publik, duke e zvarritur edhe më tej këtë procedurë, transmeton Portalb.mk.
Kryetari i Komisionit, Gjorgjia Sajkoski, për BIRN, tha se vendimi është marrë pasi në shpallje janë paraqitur vetëm dy kandidatë, të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentacion të plotë. Siç paralajmëroi ai, një shpallje e re do të publikohet gjatë kësaj jave.
Ndërkohë, Agjencia formalisht i pranon ankesat e qytetarëve, por nuk i shpërndan dhe as nuk vendos për to, pasi në mungesë të kuadrit drejtues nuk ka autorizime ligjore për veprim.
Nga Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit, dje kërkuan nga deputetët që urgjentisht të emërojnë kuadro drejtuese, pasi Agjencia tashmë prej një muaji praktikisht nuk funksionon.
Për këtë problem raportoi edhe Portalb.mk para pak ditëve.
Ndryshe, nga viti 2019 në krye të këtij institucioni ishte Pllamenka Bojçeva.
- LEXO: OJQ-të: Kuvendi urgjentisht të emërojë drejtor dhe zëvendësdrejtor të Agjencisë për qasje të lirë në informata
- LEXO: Agjencia e mbrojtjes të së drejtës për qasje në informata publike ka mbetur pa drejtor dhe zëvendës, zvarriten lëndët
- LEXO: Projektligj i ri për të dhënat e hapura në RMV: transparencë apo kufizime të reja?
- LEXO: Dita Ndërkombëtare e Informimit, heshtja administrative e mbyt të drejtën për informata në Maqedoninë e Veriut