Në Maqedoninë e Veriut kemi rritje të çmimeve te produktet bujqësore në tetor, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Rritje kemi edhe te shpenzimet, transmeton Portalb.mk.
“Çmimet në bujqësi në muajin tetor të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë zmadhuar tek inputi për 9.7 %, dhe tek autputi për 2.2 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Te fondet e shpenzuara në bujqësi kemi rritje 9.8 përqind, ndërsa te fondet e destinuara për investime në bujqësi kemi rritje 8.3 përqind.
“Në pjesën e autputit, në muajin tetor të vitit 2026, krahasuar me muajin tetor të vitit 2025, çmimet e prodhimit bimor janë zmadhuar për 3.8 % dhe çmimet e prodhimit blegtoral janë zvogëluar për 2.6 %”, raporton Enti.
Te bimët industriale kemi rritje për 18.8 përqind dhe perimet 14.7 përqind, ndërsa ulje më e madhe u regjistrua te produktet me origjinë shtazore për 7.9 përqind.