RMV, u publikua lista e nxënësve që kanë fituar bursa

Ministria për Arsim dhe Shkencë ne Maqedoninë e Veriut ka publikuar listën e nxënësve që do të përfitojnë bursa në vitin shkollor 2026/2027. Bursat e nxënësve ndahen na disa kategori, transmeton Portalb.mk.

Nxënësit që nuk janë përfshirë në listën fituese, kanë mundësi 15 ditë të reagojnë prej momentit që do të marrin vendimin për refuzim. Vendimi do të bëhet përmes platformës e-shërbime, në pjesën “Aplikimet e mia”, ndërsa ankesat duhet të bëhen në hapësirat e Komisionit Shtetëror, në objektin e RTMV, kati 11-të.

Të gjithë përfituesit e bursës, nuk duhet të dorëzojnë kontratat e printuara.

Bursa shkollore - universitareMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Nxënës të shkollave fillore - filloristëNxënës të shkollave të mesmeShkolla filloreShkolla të mesme