Tre të dyshuar për terrorizëm dhe trafikim me armë, Prokuroria kërkoi paraburgim

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) ka nisur hetim dhe ka kërkuar paraburgim për tre persona, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale terrorizëm dhe prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe trafikim të paautorizuar me armë dhe lëndë shpërthyese, transmeton Portalb.mk.

I dyshuari i parë ngarkohet për terrorizëm, ndërsa të tre dyshohen për prodhim, posedim dhe trafikim të paautorizuar me armë dhe lëndë shpërthyese.

“Urdhri për zhvillimin e procedurës hetimore bazohet në dëshmitë e siguruara gjatë procedurës paraprake hetimore, në dokumentacionin dhe dëshmitë nga një lëndë që është në fazën e gjykimit, si dhe në dëshmitë e siguruara përmes ndihmës juridike ndërkombëtare”, bëjnë të ditur nga PTHP NKOK.

Prokuroria i ka dorëzuar Gjykatës Themelore Penale Shkup propozim që tre të dyshuarve t’u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Aksioni u zhvillua dje në disa lokacione në Shkup nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK).

Agjencia për Siguri Nacionale (Kombëtare)Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)ParaburgimProkuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitSulm terrorist - Terrorizëm