Thomas Waitz: Bullgaria po zhvillon një narrativë nacionaliste, por edhe Mickoski po investon në diçka të ngjashme

Ajo që shohim në anën bullgare është një zhvillim i fortë i një narrative kombëtare që krijon përçarje dhe drejtohet kundër fqinjit dhe në fakt, do të thoja kundër miqve të tyre më të ngushtë në rajon. Por, për fat të keq, Kryeministri juaj po investon në diçka të ngjashme edhe në anën e Maqedonisë së Veriut, tha raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian (PE), Thomas Waitz, raporton Alsat.

Weitz ka kritikuar qeverinë bullgare, ashtu siç ka kritikuar kryeministrin Mickoski duke theksuar se për sa kohë që i ushqejnë këto ndjenja, ndarjen, hendekun midis shoqërive tona, kjo nuk na çon drejt një Bashkim Evropian të suksesshëm.

I pyetur se në Forumin e Zgjerimit, këtu në Bruksel, të gjitha vendet kandidate përfaqësohen në një farë mënyre, qoftë nga kryeministrat ose nga dikush tjetër, përveç Maqedonisë, Waitz tha se është i sigurt se përfaqësues nga Maqedonia e Veriut u ftuan të merrnin pjesë.

“Jam i sigurt se përfaqësues nga Maqedonia e Veriut u ftuan të merrnin pjesë sot, por nuk e di se cili është sfondi i organizatës. Pra, do të habitesha nëse kjo do të vinte nga Komisioni Evropian. Por ky nuk është një ndëshkim, qartësisht nuk është. Jam i sigurt se pati një ftesë dhe se pati disa probleme pse Kryeministri Mickoski ose Ministri i Jashtëm Mucunski nuk mundën të merrnin pjesë. Por, nga ana e BE-së, ekziston bllokada nga Bullgaria. Kjo është ajo për të cilën duhet të flasim, dhe kjo është problematike edhe për Unionin. Por atmosfera e përgjithshme ndaj Maqedonisë së Veriut, siç e perceptoj unë, është pozitive. Më kontaktojnë rregullisht anëtarë të Komisionit Evropian ose të shërbimeve, duke u përpjekur të ofrojnë mbështetje, të gjejnë zgjidhje, duke më pyetur se cilët mund të jenë hapat e ardhshëm. Pra, ka shumë angazhim këtu për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj”, tha Waitz në një intervistë për “Sloboden Peçat”, gjatë Forumit të Zgjerimit.

Kam biseduar shumë herë me Timço Mucunskin. Ai e di shumë mirë qëndrimin tonë. Por, nga tani, roli i tij është ta bindë qeverinë e vet që t’i përmbahet konsensusit të vitit 2022, deklaroi ministri i jashtëm bullgar, Georg Georgiev, lidhur me çështjen e deblokimit të procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime. Në fund të muajit tetor, presidentja Gordana Siljanovska – Davkova deklaroi se marrëveshja me Bullgarinë nuk përmban nen për ndryshimin e Kushtetutës.

Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet. 

Ambasada e Bullgarisë në RMVBashkimi Evropian (BE)BullgariaEurointegrime Negociata RMV-BEHristijan Mickoski HristianMarrëveshja me BullgarinëMinistria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ)Parlamenti Evropian (PE)Qeveria e Maqedonisë së VeriutThomas Waitz Tomas Uajc