Që në mëngjes do të ketë disa kufizime nëpër rrugët e Shkupit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar kufizime nëpër rrugët e Shkupit për shkak të organizimit të garave në atletikë, transmeton Portalb.mk.

“Për këto arsye, Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor do të ndërmarrë masa për vendosjen e një regjimi të posaçëm të komunikacionit, me ç’rast komunikacioni do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth”, raportoi Policia.

Garat do të zhvillohen për shkak festës shtetërore – 23 Tetor, Ditës së Luftës Maqedonase. Ato do të fillojnë nga parku “Gratë luftëtare”, për të vazhduar nëpër bregun e lumit Vardar, ashtu që fundi do të jetë përsëri në pikën e fillimit.

Garuesit do të kalojnë përmes sheshit “Maqedonia”, nëpër Urën e Gurit, për të vazhduar edhe nëpër urën “Goce Dellçev”.

Atlet(e) - AtletikëDitë jopune - festë shtetëroreKomunikacioniSheshi i ShkupitShkupi