Sot jepen deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Në Gjykatën Speciale sot mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Të pesë të akuzuarit në rastin për pengim të drejtësisë janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza pretendon se nga prilli deri në nëntor 2023 ata kanë ndikuar në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit, dhe tre ish-eprorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Pas deklaratave hyrëse, Prokuroria do të nisë paraqitjen e provave të saj.

Gjykata Speciale - HagëHashim ThaçiUshtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)