Shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2023 ka shënuar rritje të numrit të turistëve për 18.8 përqind, ashtu që numri i turistëve vendor shënoi ulje për 1.2 përqind, ndërsa turistët e huaj për 32.9 %, transmeton Portalb.mk.

“Numri i turistëve në qershor të vitit 2023 është 110 319, nga të cilët 23.5 % janë turistë vendor dhe 76.5 % turistë të huaj. Numri i netëve të kaluara në qershor të vitit 2023 është 225 092, nga të cilat 30.6 % janë turistë vendor dhe 69.4 % janë turistë të huaj”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Vetëm në muajin qershor më së shumti turistë kanë ardhur nga Turqia (25 394), Serbia (6 707), Polonia (3 712), Gjermania (3 677), Ukraina (3 595), Greqia (3 574), etj.

 

Agjenci turistikeEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiSezoni turistik - Turist(e)