Shkup, studentët e viteve të para mund të aplikojnë për shfrytëzim falas të transportit publik

Të gjithë studentët e rregullt në ndonjë prej fakulteteve shtetërore në Shkup për studime universitare (cikli i parë) kanë të drejtë në biletë studentore vjetore për shfrytëzim falas të transport publik, pa limit moshe, njoftojnë nga NTP Shkup, transmeton Portalb.mk.

Procedura për sigurimin e llojit të specifikuar të biletës kryhet në njërën nga shtatë qendrat e personalizimit të NTP Shkup, me praninë personale të studentit.

Dokumentet e nevojshme:

  • Vërtetim për student të rregullt(jo më e vjetër se një muaj)
  • Indeks origjinal dhe letërnjoftim
  • 200 den (pagesë një herë) për realizimin e kartelës elektronike të personalizuar “Skopska”

Për studentët e vitit të parë, bileta është automatikisht e vlefshme deri në fund të vitit të ardhshëm kalendarik (2024).

Bileta vjetore studentore për transport falas është e vlefshme për numër të pakufizuar udhëtimesh në të gjitha linjat (qytet dhe periferi), por jo për transportin e tarifës së natës.

Për informata shtesë, studentët mund të kontaktojnë në numrin 02-3171-881, në Repartin për shitje në NTP Shkup, si dhe në faqen e ndërmarrje në Facebook, facebook.com/jspskopjee.

Kujtojmë se vetëm “Skopska” me biletë përkatëse është i vetmi dokument i vlefshëm për shfrytëzim falas të transportit publik nga studentët që plotësojnë kushtet për biletë vjetore studentore. Nuk njihen indekset, vërtetimet për student të rregullt, etj.

Ndërmarrja Qarkulluese (Transportuese) Publike Shkup (NQP) (JSP) (NTP)StudentëUniversitet(e)