Shi, bubullima dhe erë e fortë: DPHM paralajmëroi mot të rrëmbyeshëm për nesër në RMV

Nesër moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Pasdite, në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, njoftoi Drejtoria për Punë Hirdrometeorologjike (DPHM), transmeton Portalb.mk.

Për shkak të energjisë së madhe në atmosferë, lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie, me shi intensiv të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe mundësi për paraqitje të breshrit.

Në Shkup, nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Pasdite do të jetë i paqëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Në disa pjesë të luginës, proceset do të jenë në formë stuhie, me shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të breshrit.

Enti - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike RMV (DPH)Moti