Ndërtimi i rrugës të shumëpërfolur ‘Boris Kidriç’ në Tetovë ende nuk ka përfunduar, ndërkaq problem mbetet pjesa te kryqëzimi me bulevardin ‘Bllagoja Toska’. Komuna vazhdon të premtojë zgjidhje pa afat konkret, shkruan Portalb.mk.
Pjesa midis dy korsive e cila është e paraparë të jetë shëtitore nuk ka përfunduar ende.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami fajësoi kushtet klimatike.
“Kanë ngelur punimet në shëtitoren në mes të bulevardit, ajo duhet të shtrohet me pllaka, i bie se duhet të ketë kushte të përshtatshme atmosferike që të mund të shtrohen, pjesët që kanë mundur të bëhen në këtë periudhë janë realizuar. Në momentin që do të krijohen kushtet atmosferike do të bëhet edhe realizimi i pjesës së shtrimit të pllakave në mes të rrugës”, tha Kasami.
Ndërkaq problem mbetet pjesa e kryqëzimit të rrugës me bulevardin ‘Bllagoja Toska’ ku kryqëzimi nuk është në formë simetrike, ndërsa kalimi me raste është i vështirë.
Për këtë është i paraparë rrethrrotullim, por nuk dihet se kur do bëhet.
“Aty do të jetë me rrethrrotullim te pjesa e kryqëzimit me bulevardin”, tha Kasami.
Punimet për rikonstruimin e kësaj rruge janë zvarritur vazhdimisht dhe janë shoqëruar me shumë polemika, për të cilat Portalb.mk ka raportuar në vazhdimësi.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në programin e tij 2025-2029 premton “vazhdimin e Bulevarit Boris Kidriç nga kryqëzimi me Bulevardin Bllagoja Toska deri te Stacioni i Autobusëve.
- LEXO: Më Mirë për Tetovën: “Boris Kidriç”, shembull i punëve “shkel e shko”
- LEXO: Rexhepi alarmoi që ndërtimi i bulevardit “Boris Kidriç” po bëhet kundërligjshëm, Komuna e Tetovës e demantoi
- LEXO: Përfundimisht nuk filloi asfaltimi i rrugës “Boris Kidriç” siç tha Kasami
- LEXO: Kasami dje tha sot, sot thotë nesër: ‘Boris Kidriç’ ende pa asfalt
- LEXO: Kaos në pikun e verës në ‘Boris Kidriç’: Njëra pjesë ende pa asfalt, Kasami thotë se asfaltimi pritet të fillojë sot
- LEXO: Zvarritet rikonstruimi i rrugës Boris Kidriç në Tetovë, komuna fajin ja le motit të keq
- LEXO: Në afat të pacaktuar, banorët do të jenë pa ujë në rrugën ‘Boris Kidriç’ në Tetovë për shkak të rikonstruimit të rrugës