Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit qershor është regjistruar rritje për 8.4 përqind e rrogës mesatare, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.
“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arsimi për 14.7%, Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale për 12.7% dhe Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) për 12.2%”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Në muajin qershor, rroga mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut arriti 45 468 demarë, ndërsa ajo bruto 68 340 denarë.
Sektori me rrogën më të lartë mesatare është sektori për informim dhe komunikim me 84 912 denarë, ndërsa sektori për veprimtari financiare dhe të sigurimit arrin 64 200 denarë. Rroga më e ulët mesatare u regjistrua te akomodimi dhe shërbimet ushqimore (32 389 denarë).