Kthesë e re në çmimet e derivateve të naftës në RMV

Kthesë e re në çmimet e derivateve të naftës në pompat e benzinës. Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për pesë denarë për litër, ndërsa çmimi i EURODIESEL-it mbetet në nivelin e deritanishëm, transmeton Portalb.mk.

Me vendimin e ri, një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 91 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 93 denarë për litër.

Ndryshe nga benzina, te nafta nuk ka ndryshime të çmimeve. EURODIESEL (D-E V) mbetet me çmimin prej 99 denarësh për litër.

Ndryshim ka edhe te vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1), çmimi i të cilit ulet për 0,50 denarë, duke bërë që një litër të kushtojë 110 denarë.

Në anën tjetër të bilancit të çmimeve është mazuti M-1 NS. Çmimi i tij me pakicë rritet për 0,694 denarë për kilogram, duke arritur në 54,273 denarë.

BenzinaÇmimi i benzinësÇmimi i naftësDizelKomisioni Rregullator për Energji (KRRE)Nafta