Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve për 13.1 përqind në muajin shtator, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit shtator të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është zvogëluar për 4.9%, ndërsa tek autputi shënon rritje për 13.1%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Inputi shënoi ulje për shkak uljes së çmimeve për 5.5 përqind në krahasim me mjetet e shpenzuara në bujqësi, ndërsa te mjetet e dedikuara për investime në bujqësi kemi rritje për 2.9 përqind.
“Në shtator të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore është 114.1, ndërsa indeksi i çmimeve të prodhimeve shtazore është 110.1”, raportoi Enti në lidhje me çmimet te autputi.
Te perimet kemi rritje më të madhe për 48.5 përqind, ndërsa ulje më të madhe te drithërat dhe orizi për 20.6 %.