Një rrëshqitje dheu shembi një pjesë të murit mbajtës të Spitalit Klinik në Shtip, pas së cilës gardhi dhe dheu u përplasën mbi dy automjete me targa nga Shkupi dhe Veles, transmeton Portalb.mk.
Në vendngjarje dolën punonjës nga Sektori i Punëve të Brendshme Shtip për të rregulluar trafikun në rrugën “Ljuben Ivanov”, e cila të çon drejt hyrjes kryesore të spitalit.
Zona u pastrua nga ekipet e NP “Stipion”.