Studentët e Maqedonisë së Veriut që janë në listën e përfituesve të bursave për vitin akademik 2023/24, do të duhet deri të enjten të dërgojnë dokumentet e nevojshme për bursa, transmeton Portalb.mk.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës më 29 dhjetor publikoi listën e studentëve fitues nga kategoria sociale, studentët me sukses nga universitetet shtetërore dhe private, informatika te universiteti shtetëror dhe privat, grupi i historisë, artit, etnologjisë, arkeologjisë, kimi, fizikë, matematikë, gjuha dhe letërsia maqedonase, bujqësi, grupi i tretë në privat dhe shtetëror.
“Secili përfitues i bursës e shkarkon dhe plotëson në TRE kopje të marrëveshjes për bursën përkatëse dhe së bashku me kopje të llogarisë rrjedhëse , e dorëzon në MASH, drejtpërdrejtë përmes arkivit të ministrisë ose me post/ë”, sqaroi Ministria.
Ndryshe, Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 15 nëntor ka pranuar aplikime nga studentët në Konkursin për ndarjen e bursave studentore në kategori të ndryshme. Vlera e bursave është prej 6 080 denarë deri 18 mijë denarë.
- LEXO: Ministria publikoi listën e nxënësve që kanë fituar bursa në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Studentët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi të aplikojnë për 2 870 bursa deri të mërkurën
- LEXO: U shpallën konkurset për bursa për nxënësit e shkollave të mesme të drejtimit Matematikë-Informatikë dhe të Akademisë së Sporteve