Prokurori Themelore Publike ka paralajmëruar që nuk do të ketë zgjatje të paraburgimit për tre të dyshuarit për vrasjen e mjekut, pasi deri më tani nuk janë gjetur dëshmi për pjesëmarrjen e tyre në veprën penale, transmeton Portalb.mk.
“Deri në këtë moment, me veprimet e marra nga MPB-ja dhe ekspertizën e kryer nga Instituti për Mjekësi Ligjore nuk është siguruar asnjë dëshmi që japin dëshmi të arsyeshme se personat e privuar nga liria kanë kryer veprën penale”, njoftoi Prokuroria.
Prokurori publik bazuar në këto rezultate, nuk do të kërkojë zgjatjen e masës së arrestit shtëpiak për tre personat, duke premtuar që do të vazhdojë me MPB-në të zbardh rastin.
Ndryshe, prokurori publik nga PThP Shkup më 28 mars ka dorëzuar te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh për dy persona të dyshuar. Ata dyshohen në vrasjen e javës së kaluar, ku një mjek 67-vjeçar nga lagjja Hekurana e Shkupit u gjet i vrarë me thikë në veturën e tij të parkuar. Siç informuan nga MPB-ja, mjeku kishte një ordinancë private në poliklinikën “Hekurana”.
Trupi i tij i pajetë, siç bëhet me dije nga MPB-ja dhe Prokuroria Publike , është gjetur nga anëtarët e familjes së tij të ngushtë të cilët kanë kishin dalë ta kërkonin pasi nuk ishte kthyer nga puna në shtëpi.
- LEXO: Paraburgim prej 48 orësh për dy personat e arrestuar për vrasjen e mjekut në Shkup
- LEXO: Toshkovski me detaje të reja nga hetimi: Janë arrestuar tre persona për vrasjen e mjekut në Shkup
- LEXO: RMV, në kërkim të vrasësit të mjekut, u kontrolluan 40 kamera dhe u morën në pyetje 15 persona
- LEXO: Mjekët amë në RMV ndihen të pasigurt: “Të gjithë kemi pacientë të paqëndrueshëm mendërisht”
- LEXO: RMV, për shkak të vrasjes së kolegut të tyre, mjekët amë të hënën nuk do të punojnë nga ora 12:00 deri në 16:00