Banorët e Komunës së Bërvenicës nesër do të votojnë për kryetar komune në zgjedhjet e parakohshme lokale, pasi më 23 qershor 2026, në moshen 58-vjeçare, ndërroi jetë kryetari i deriatëhershëm i komunës, Jovica Ilievski, njofton Portalb.mk.
Sot, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), do të votojnë 88 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.
Në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës votohet për gjashtë kandidatë nga katër blloqe politike dhe dy kandidatë të pavarur. Stojanço Radiçeski është kandidat i koalicionit “Tvoja Makedonija” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Jovica Radeski nga Koalicioni i udhëhequr nga LSDM për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës 2026, kandidati i pavarur Dushan Bogdanovski, Jakup Useini nga Koalicioni VLEN, kandidatja e pavarur Arife Idrizi dhe Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI).
Funksionin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të komunës gjatë muajve të kaluar e ka ushtruar Robert Millosheski.
Nesër vendvotimet hapen në orën 07:00 dhe votimi zgjat deri në orën 19:00.
Në Listën Zgjedhore në dhjetë vendbanimet e Bërvenicës janë të regjistruar 16.256 zgjedhës me të drejtë vote, prej të cilëve 449 janë me punë të përkohshme jashtë vendit, ndërsa në burg apo në paraburgim janë nëntë votues.