Federata e Maqedonisë së Veriut do të organizojë ndeshjet e Kupës në 1/8 e finales. Këto ndeshje do të luhen prej 27 deri më 29 tetor, transmeton Portalb.mk.
Koha dhe stadiumi i ndeshjeve akoma nuk është caktuar.
Struga do të luajë kundër Bellasicës, Arsimi kundër Brerës, ndërsa Bashkimi do të përballet me Shkëndijën e Haraçinës.
Ndeshjet tjera çerekfinale janë: Skopje – Novaci, Vardari – Tikveshi, Pelisteri – Sileksi, Rabontiçki – Kamenica dhe Makedonija Gj.P. – Bregallnica.
Ndryshe, pas shumë vitesh, ekipet shqiptare nuk arritën të marrin asnjë trofe brenda një sezoni futbolli, pasi kampion i Ligës së Parë në sezonin 2025/2026 u shpall Vardari, ndërsa Sileksi e fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut.
Në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut marrin pjesë këta ekipe: Shkëndija Tetovës, Struga, Bashkimi, Arsimi, Shkëndija Haraçinës, Tikveshi, Vardari, Skopje, Bregallnica dhe Sileksi.