RMV, nesër do të ketë kufizime në komunikacion

Në komunikacionin rrugor nesër do të ketë kufizime në orës e pasdites, pasi do të organizohet manifestimi qendror për shënimin e festës shtetërore “Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, transmeton Portalb.mk.

“Më 08.09.2026 (e martë), me rastin e festës shtetërore – “Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, duke filluar nga ora 19:00, në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” do të mbahet një performancë muzikore”, njoftoi Policia.

Policia sqaroi që do të ketë regjim të veçantë në bulevardin “Ilinden”, për çka kërkoi mirëkuptim nga qytetarët.

 

 

Ditë jopune - festë shtetëroreKomunikacioniPavarësia e Maqedonisë së VeriutPolicia e Maqedonisë së Veriut