RMV, për shkak të mjegullës dhe borës, ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në disa rrugë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, me rrugë të lagështa. Borë po bie në pjesët më të larta të vendit, ndërsa në zonat më të ulëta reshjet janë me intensitet më të dobët, informoi Lidhja Automoto e Maqedonis, njofton Portalb.mk.

Sipas njoftimit, janë në fuqi ndalesat për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në akset rrugore: Mavrovë – Dibër dhe në qafën malore Strazhë, ndalesat janë vendosur nga ora 18:00; Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair nga ora 22:15; Resnjë – Ohër, përmes qafës malore Bukovë, nga ora 04:42, për shkak të reshjeve të borës.

Mjegulla e ka zvogëluar dukshmërinë deri në 100 metra në qafën malore Pletvar, në akset rrugore Gostivar – Kërçovë, Mavrovë – Dibër dhe Kriva Pallankë – Deve Bair, si dhe nga fshati Lisec drejt Kodrës së Diellit.

Bora - BorëNP “Rrugët e Maqedonisë” – “Rrugët Shtetërore”