Çmimet me pakicë të benzinave Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 ulen me dy denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet me 1,5 denarë për litër. Duke filluar nga mesnata, një litër BS-95 do të kushtojë 86 denarë, BS-98 do të kushtojë 88 denarë, ndërsa një litër dizel do të shitet për 87 denarë, transmeton Portalb.mk.
Siç informon Komisioni Rregullator për Energjetikë, me vendimin më të ri rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri me 1,50 denarë, kështu që do të kushtojë 89 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS ulet me 0,609 denarë për kilogram dhe do të shitet për 47,297 denarë.
“Komisioni Rregullator miratoi vendim me të cilin bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,46% krahasuar me vendimin e datës 1.6.2026. Çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë ndryshime: te benzinat ka ulje mesatare prej 3,175%, te dizeli ka rritje prej 3,367%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje prej 2,386%, ndërsa te mazuti ka ulje prej 1,488%”, theksojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.