Java e shtatë e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut janë zhvilluar dy ndeshje, ku u shënuan gjithsej tetë gola, por askush nuk fitoi, transmeton Portalb.mk.
Tikveshi në Kavadar u përball me Strugën, ku të dy ekipet shënuan për rezultatin 2:2, ndërkohë me rezultat të njëjtë u mbyll edhe ndeshja ndërmjet Arsimit dhe Shkëndijës së Tetovës në Gostivar.
Sot pritet të zhvillohet vetëm ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Vardarit prej orës 16:00, ndërsa nesër Sileksi kundër Bregallnicës, kurse të hënën Shkëndija e Haraçinës do të luajë kundër Skopjes.
Në krye ta tabelës gjendet Shkëndija me 16 pikë, dy më shumë se Struga dhe katër më shumë se Tikveshi. Shkëndija Haraçinës gjendet e pesta me dhjetë pikë, dy më shumë se Arsimi, ndërsa Bashkimi gjendet e dhjeta me tri pikë.
Ndryshe, pas shumë vitesh, ekipet shqiptare nuk arritën të marrin asnjë trofe brenda një sezoni futbolli, pasi kampion i Ligës së Parë në sezonin 2025/2026 u shpall Vardari, ndërsa Sileksi e fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut.
Në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut marrin pjesë këta ekipe: Shkëndija Tetovës, Struga, Bashkimi, Arsimi, Shkëndija Haraçinës, Tikveshi, Vardari, Skopje, Bregallnica dhe Sileksi.