Ndryshimet ligjore kanë ulur dënimet dhe kanë rritur pasigurinë juridike, shqetësime për sistemin e drejtësisë në Maqedoni

Ndryshimet e Kodit Penal të vitit 2026, krahasuar me kornizën ligjore para vitit 2023, ngushtojnë fushëveprimin e disa veprave penale, ulin dënimet dhe shkurtojnë afatet e parashkrimit, duke rrezikuar të krijojnë pasiguri juridike dhe të ndikojnë në efikasitetin e hetimit dhe ndjekjes penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, thuhet mes tjerash në raportin e ri të OSBE-së mbi monitorimin e gjyqeve në Ballkanin Perëndimor. Raporti vëren gjithashtu se disa reforma ligjore po zbatohen më ngadalë se sa ishte paraparë, ndërsa deklaratat publike të përfaqësuesve politikë dhe zyrtarëve për rastet gjyqësore vazhdojnë të jenë shqetësuese, veçanërisht për shkak të perceptimeve për presion politik mbi sistemin e drejtësisë dhe nevojës për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit dhe besimin e publikut, raporton Portalb.mk.

Raporti i kushton vëmendje të veçantë ndryshimeve ligjore dhe ndikimit të tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

OSBE-ja thekson se ndryshimet e Kodit Penal të vitit 2026, krahasuar me kornizën ligjore para vitit 2023, ngushtojnë fushëveprimin e disa veprave penale, ulin dënimet e parapara dhe shkurtojnë afatet e parashkrimit.

Sipas raportit, zgjidhje të tilla mund të krijojnë pasiguri juridike dhe të ndikojnë në efikasitetin e hetimeve dhe ndjekjes penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Projektndryshimet e Ligjit për Gjykatat, Kodit Penal (KP) dhe Ligjit për Procedurën Penale (LPP) janë ende në pritje të miratimit. Ndryshimet e ndërmjetme të Kodit Penal të vitit 2026 përfshinë dispozita për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe bashkimin kriminal. Megjithatë, krahasuar me kuadrin ligjor që ishte në fuqi përpara vitit 2023, ato ngushtojnë fushëveprimin e disa veprave penale, ulin dënimet e zbatueshme dhe shkurtojnë afatet ligjore të parashkrimit, si dhe mund të krijojnë pasiguri juridike, duke ndikuar edhe në efektivitetin e hetimit dhe ndjekjes penale të rasteve të KOK-së”, thuhet në raport.

Gjyqësor, foto: Meri Jordanovska

OSBE-ja thekson gjithashtu se disa nga reformat e planifikuara po zbatohen më ngadalë se sa ishte paraparë, veçanërisht ato që kërkojnë miratim parlamentar ose konsensus më të gjerë politik.

“Megjithatë, përparimi në përmbushjen e disa angazhimeve legjislative ishte më i ngadaltë sesa ishte parashikuar fillimisht, veçanërisht në rastet kur kërkohej miratimi nga Kuvendi ose një konsensus më i gjerë politik”, thuhet në raport.

Deklaratat politike për rastet gjyqësore mbeten problem

Raporti thekson se deklaratat publike të përfaqësuesve politikë dhe zyrtarëve për procedurat që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin vazhdojnë të jenë shqetësuese.

OSBE-ja paralajmëron se deklarata të tilla janë veçanërisht të ndjeshme në kontekstin e perceptimit për presion politik mbi sistemin e drejtësisë dhe nënvizon nevojën për mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe besimit të publikut.

“Deklaratat publike të përfaqësuesve politikë dhe zyrtarëve publikë lidhur me procedurat në rastet e KOK-së vazhduan gjithashtu të përbënin shqetësim, veçanërisht në kontekstin e perceptimeve për presion politik, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë së gjyqësorit dhe besimit të publikut”, thekson raporti.

Gjyqësor, foto: Meri Jordanovska

Raporti gjithashtu konstatoi se rreth gjysma e aktgjykimeve të shkallës së parë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar të monitoruara në Maqedoninë e Veriut rrëzohen dhe procedurat gjyqësore të shkallës së parë zgjasin mesatarisht rreth dy vjet.

Ndryshimet në Kodin Penal në vitin 2023, për të cilat të gjithë po “lajnë duart” sot, ishin një goditje skandaloze për luftën sistemike kundër korrupsionit në vend. Ndryshimet që u miratuan në janar të këtij viti, si një përpjekje për të riparuar një pjesë të dëmit, sipas vëzhgimeve të (vetëm) organizatave të shoqërisë civile të bashkuara në Platformën për Luftën kundër Korrupsionit, ishin një zgjidhje shqetësuese që mund të sjellë dëme të mëdha. Edhe pse Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova i quajti ndryshimet një “zgjidhje kalimtare”, fakti mbetet se zgjidhjet kalimtare kanë pasoja edhe në sistemin ligjor, ashtu si ato të shprehura nga viti 2023

Raportin e Progresit për vitin 2025, duke kërkuar hartimin urgjent të një versioni të ri, plotësisht të harmonizuar me acquisin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian (BE)Eurointegrime Negociata RMV-BEKodi PenalReforma ne gjyqësor – drejtësi