RMV, është shkatërruar një grup kriminal që ka shitur drogë me ndihmën e një zyrtari policor (VIDEO)

Dje në orët e mëngjesit në aksion të koordinuar të zyrtarëve policorë, është shkatërruar një grup i cili ka shitur kokainë, amfetamin dhe marihuanë në zonën e Shtipit, Koçanit, Vinicës dhe Berovës, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Grupi kriminal një periudhë të gjatë ka kryer shitje të drogave narkotike në këto zona dhe ka pasur mbështetje nga një zyrtar policor i Sektorit për Punë të Brendshme në Berovë, i cili u ka ndihmuar me informata.

“Gjatë hulumtimit kriminalistik në prill dhe maj të vitit 2023 janë siguruar prova dhe janë konfiskuar marihuanë dhe mafetamin për çka janë proceduar penalisht dy persona nga Shkupi dhe një nga Vinicia, të cilët janë në paraburgim. Përndryshe, dje me urdhër gjyqësor janë kryer bastisje në tetë lokacione në lokacionet e përmendura. Te personi B.I. nga fshati Grdovcë janë gjetur rreth 10 kilogramë marihuanë, amfetamin, vagë digjitale, telefona celularë dhe automjet udhëtues të cilin e kanë përdorur për rishtije të drogës. Te personi N.J. nga fshati Çiflik është gjetur marihuanë. Te K.M. (37) janë gjetur marihuanë dhe telefona celularë. Bastisje është kryer edhe te K.K. nga fshati Çiflik, G.A. (43) nga Vinica dhe H.M. (22) nga fshati Banjsko dhe S.P (35) te të cilët është gjetur marihuanë, kokainë dhe vagë digjitale”, thonë nga MPB.

Gjithashtu, në koordinim me Sektorin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale, është kryer bastisje në shtëpinë e zyrtarit policor A.K. (38) nga Berova dhe janë marrë tre telefona celularë dhe dy kompjuterë.

“Personat janë privuar nga liria dhe në koordinim me prokurorin publik kundër tyre do të dorëzohen padi penale përkatëse”, shtojnë nga MPB.

Videon nga aksioni mund ta shihni më poshtë:

Drogë - lëndë narkotikeKontrabandë Trafikim me drogëMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)
Comments (0)
Add Comment