RMV, Antikorrupsioni nisi iniciativë për përcaktimin e përgjegjësisë për drejtuesit e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokuror

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka nisur iniciativë për të gjitha organet kompetente për të përcaktuar përgjegjësinë e drejtorit, kryetarit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë për shkak të shkeljes së Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, si dhe Kodit Zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

Institucionet kompetente kanë 60 ditë kohë për ta shqyrtuar dhe vepruar për këtë nismë.

“Kujtojmë se KSHPK gjatë zgjedhjeve hapi një rast për punësimin në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, gjë që konstatuan se ishte në kundërshtim me ligjin dhe këtë e vërtetuan praktikisht Gjykata Administrative dhe ajo e Lartë Administrative, të cilat e refuzuan ankesën e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë”, thonë KSHPK.

Prandaj, besojmë se kjo iniciativë është plotësisht e arsyetuar dhe se institucionet kompetente do të veprojnë në përputhje me rrethanat dhe në afatin e paraparë.

Kujtojmë se në prill të këtij viti Gjykata Administrative pranoi një padi nga Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik “Pavell Shatev” kundër vendimit të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, me të cilin KShPK konfirmon se Akademia i ka shkelur ligjet me atë që nuk e ka ndërprerë procesin e selektimit të kandidatëve.

Gjykata e shfuqizoi vendimin e KSHPK-së dhe ia ktheu lëndën organit të paditur për rivendim.

Akademia e Gjykatësve dhe ProkurorëveKomisioni për Antikorrupsion RMV