Rënie e numrit të nxënësve dhe studentëve të vendosur nëpër konviktet e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit shkollor 2024/25 ka pasur rënie të numrit të nxënësve dhe studentëve të vendosur nëpër konvikte, transmeton Portalb.mk.

“Në vitet 2024/2025 për 15% më pak nxënës dhe studentë të akomoduar në konvikte dhe internate krahasuar me vitin 2023/2024”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Gjatë vitit 2024/25 janë regjistruar gjithsej 4 889 nxënës dhe studentë në konvikte, ashtu që 52 janë nxënës të shkollave fillore, 1 693 në të mesme, 35 në ato fetare ortodokse, 94 në ato islame dhe 3 144 studentë.

“Gjatë vitit 2024/2025 ka gjithsej 10 konvikte për studentë dhe 19 për nxënës të shkollave fillore, të mesme dhe shkollave të mesme fetare”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Maqedonia e Veriut numëron gjithsej 29 konvikte dhe internate, 5 018 nxënës dhe studentë, 487 të punësuar. Në 12 konviktet e shkollave të mesme janë 1 391 nxënës.

Konvikt studentorKushtet në shkollaMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Nxënës të shkollave fillore - filloristëNxënës të shkollave të mesmeShkolla filloreShkolla të mesme