Kompanitë e Maqedonisë së Veriut këtë vit kanë kontraktuar dhe ndërtuar më pak punë jashtë vendit, në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Në periudhën janar- mars të vitit 2026, vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit ishte 4 459 000 denarë, që është për 91.4 % më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Në Maqedoninë e Veriut ndërkohë janë kryer punë ndërtimore në vlerë prej 4 457 000 denarë, apo 78.5 përqind më pak se periudha e njëjtë e vitit paraprak.
Kompanitë e RMV-së në Gjermani gjatë tremujorit të parë të këtij viti të kaluar kanë kontraktuar punime në vlerë prej 22 milionë denarë, ndërsa sivjet asgjë. Njëjtë ka ndodhur edhe në Danimarkë, tremujorin e parë të vitit të kaluar kanë kontraktuar punime në vlerë 1.8 milionë denarë, ndërsa sivjet asgjë. Rënie ka edhe në Çeki, Bosnje e Shqipëri.