Sot, në periudhën nga ora 10 deri në 12, në rrugët përreth ndërtesës së Qeverisë do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Shkak për vendosjen e regjimit të posaçëm të qarkullimit është mbajtja e protestës para Qeverisë, transmeton Portalb.mk.
“Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë shfrytëzuesve të rrugës që të respektojnë urdhrat e punonjësve të uniformuar të policisë përgjatë rrugës ku do të zhvillohet protesta, për të garantuar qarkullim të sigurt dhe të qetë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Kufizimet në komunikacion vijnë për shkak të zhvillimit të protestët për rastin me Klinikën e Onkologjisë.
Dyshimet për shpërdorim të barnave dhe terapive për trajtimin e kancerit nga Klinika e Onkologjisë në Shkup morën hov që në shtator të këtij viti dhe për një kohë të shkurtër u organizua një protestë para Qeverisë dhe Prokurorisë së RMV, meqë u paraqitën shumë persona me histori të familjarëve të tyre që kanë marrë terapi të dyshimtë për kancerin në këtë klinikë. Ministria e Punëve të Brendshme të njëjtin muaj, nga Prokuroria Themelore dhe dy banesa private konfiskoi disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacion tjetër për shkaqe hetimore.
- LEXO: Afera në Onkologji zbeh besimin në shëndetësinë publike në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Gjuajtje me vezë ndaj Qeverisë dhe Prokurorisë së RMV-së, qindra qytetarë protestuan për rastin në Onkologji
- LEXO: RMV, nga Klinika e Onkologjisë dhe dy banesa në Shkup janë marrë për ekspertizë disa kompjuterë dhe dokumentacion
- LEXO: Mexhiti me Kolegiumin profesional të onkologjisë: Terapia është e përshtatshme, nuk ka abuzime me barnat