QMK: Gjendja me reshjet e mëdha të shiut në gjithë vendin është stabilizuar

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) në njoftimin e fundit thekson se gjendja me reshjet e mëdha të shiut në gjithë vendin është stabilizuar, transmeton Portalb.mk

Sipas QMK, në Resnje, Manastir dhe Demir Hisar nuk ka më dalje të lumenjve nga shtrati dhe niveli i ujit është dukshëm i ulur dhe në rënie. 

“Rrëshqitja e dheut në rrugën Manastir – Kërçovë, tek fshati Zheleznecë, është pastruar plotësisht”, informoi QMK. 

Në Ohër, pas depërtimit të ujit në bodrume dhe oborre, të gjitha shërbimet kompetente ndërhynë dhe kanalet po pastrohen dhe niveli i ujërave është në rënie të lehtë. 

“Në Shkup, Shtip, Veles, Negotinë, Kavadar, Sveti Nikollë, Strumicë, Tetovë dhe Kumanovë nuk ka raportime për prishje të gjendjes së rregullt dhe nuk ka dalje të lumenjve nga shtrati. Të gjitha rajonet janë në gjendje të qëndrueshme”, thanë nga QMK. 

 Ndryshe, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ​​kanë dalë me rekomandime për popullsinë në zonat e përmbytura në Maqedoninë e Veriut.

Përmbytje - VërshimeQendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMV