Ministria për Arsim dhe Shkencë ka vendosur që katër shkolla të ndjekin mësimin onlajn për shkak ndotjes së ajrit që erdhi nga zjarri në Trubarevë, transmeton Portalb.mk.
“Mësimi në shkollat fillore “Krum Toshev”, “Njegosh”, “Vera Jociç” dhe “Naum Naumovski Borçe” në komunën e Gazi Babës, nga e hëna prej 15 shtatorit deri të premten më 19 shtator, do të realizohet pa praninë fizike të nxënësve në shkolla, por online”, njoftoi Ministria, pas vendimit të Qeverisë në seancën urgjente.
Në natën e fundit me ndihmën të shpejtë janë kryer 13 intervenime në Trubarevë, ashtu që një person është transportuar në Klinikën për Toksikologji, ndërsa një person tjetër I palëvizshëm është dërguar në një vendbanim tjetër.
Ndryshe, kohëve të fundit, janë raportuar zjarre edhe në shumë deponi, si në Drislla, ajo pranë fshatit Kuklish në komunën e Strumicës, deponia Dellçevë, deponia e qytetit në Komunën e Krushevës, si dhe deponia Vardarishtë në Komunën Gazi Babë. E gjithë kjo kulmoi me zjarrin në Trubarevë. , i cili filloi të shtunën, ndërsa u shua plotësisht të hënën.
Mjekët në vend paralajmërojnë se pasojat në shëndetin e njeriut nga toksinat që shkaktohen nga djegia ose tymi i deponive janë të mëdha. Kjo situatë mund të shkaktojë sëmundje të mushkërive dhe zemrës, si dhe anemi.
- LEXO: Angellov: Zjarri në Trubarevë është shuar plotësisht, ndërsa situata në “Drislla” është përmirësuar
- LEXO: Toksinat nga tymi i deponisë Drislla shkaktojnë anemi, sëmundje të mushkërive dhe zemrës
- LEXO: Mexhiti: Mostrat e ajrit nga zjarri në Trubarevë po testohen në katër institucione, janë marrë edhe disa masa të tjera