Qendra e Kulturës në Tetovë mbrëmë në Sallën e madhe organizoi koncertin vjetor folklorik me Sh.K.A.SH “Xheladin Zeqiri”, transmeton Portalb.mk.
Shoqata kulturore artistike “Xheladin Zeqiri” ngriti siparin e kësaj mbrëmjeje festive, ndërsa mysafirët special ishte Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi”, ku sollën një spektakël unik që nderoi trashëgiminë e pasur kulturore shqiptare.
Ansambli “Ibe Palikuqi” para publikut tetovar u prezentua me dy valle “Mozaiku” dhe vallja më e re e promovuar ne 45 vjetorin e Ibës, vallja e “Tropojës”.
Si gjithmonë në çdo prezentim shkelqimi i valltareve, disiplina në skenë, kostumet tipike për karakterin e valles janë veçori qe tek Ibja janë berë praktikë dhe detyrim.
Publiku i mirëpriti me mjaft dashamirësi duke duartrokitur prezentimin e valltarëve te ansamblit “Ibe Palikuqi”.