Premtime para zgjedhjeve, pluhur pas tyre: Rruga ‘Shtipska’ në Tetovë assesi të asfaltohet (Video)

Rruga ‘Shtipska’ në Tetovë ka mbetur në baltë dhe pluhur ndonëse punimet për rikonstruim filluan pak javë para zgjedhjeve lokale. Derisa qytetarët ankohen, komuna fajin për vonesat e hedh te moti, shkruan Portalb.mk.

Katër muaj pas zgjedhjeve, rruga ka mbetur në baltë dhe pluhur që shkakton revoltë te banorët, sidomos kur ka reshje të shiut.

Banorët e lagjes madje ankohen se vrimat e mëdha të kanalizimit paraqesin rrezik serioz edhe për sigurinë, veçanërisht për fëmijët.

“Mos zot ma keq, si ja dilni në lloç, si në lloç si në këto tjerat”, tha një qytetar.

“Sa më shpejtë aq më mirë është se popullata kalon këtu dhe i prishin veturat e veta”, tha tjetër qytetar.

“Ma keq duhet të bëhet për këto njërës që s’jnë me mënden tamam”, tha një qytetar.

“S’kam komet unë për këtë udhë”, tha një qytetar tjetër.

Zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Albion Alili tha se vonesat janë për shkak të kushteve klimatike, ndërsa tha se asfaltimi pritet të përfundojë për dy javë.

“Për dy jave pritet të asfaltohet rruga e njëjtë. Shkaku i kompanisë shkaku i kushteve atmosferike dhe tani punohet dhe besoj se do të jetë gati”, tha Alili.

Përveç kësaj rruge që është lënë në këtë gjendje, ka edhe rrugë të tjera, një ndër to është edhe bulevardi ‘Bllagoja Toska’ në pjesën që del në lagjen Drenovec në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë.

Komuna e TetovësRikonstruimi i rrugëve - të dëmtuara - gropaVideo Lajme