Studentët e Maqedonisë së Veriut në periudhën 1-5 mars do të kenë mundësi të aplikojnë për shujta studentore, nëse janë studentë të rregullt në universitetet e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Aplikimi bëhet në formë elektronike KËTU, ndërsa për ndihmë do të mund të komunikohet përmes adresës subvencioniran.obrok@mon.gov.mk.
“Studentëve të cilëve u është ndërprerë e drejta e subvencionimit të racionit, nëse mendojnë se i plotësojnë kushtet, mund të aplikojnë përsëri. Ky afat është i hapur edhe për studentët që nuk kanë aplikuar në afatet aktive të mëparshme”, raportoi Ministria.
Kriteret për marrjen e këtij subvencioni janë paraqitur KËTU.