Policia gjeti shoferin i cili përplasi për vdekje gruan 78 vjeçare në Marino dhe u arratis

Dje në orën 17:25 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “500” me rrugën “401” në fshatin Marino, automjeti Honda Civic me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.S. (46) nga vendbanimi Ilinden ka goditur këmbësorin V.N. (78) nga fshati Marino. Shoferi pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Portalb.mk.

V.N. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes nga lëndimet e rënda që ka marrë, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB Shkup kanë kryer ekspertizë.

Zyrtarët policer nga departamenti policer Petrovec, pas masave të ndërmarra ka gjetur shoferin dhe pronarin e automjetit.

Nga policia njoftuan se, pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim adekuat.

Aksident trafiku rrugor (veturë motor biçikletë bus)Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)SPB Shkup