Nën dyshimet se ka kryer veprën penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë”, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Çairit, Ramiz Merko, transmeton Portalb.mk.
“I kallëzuari R.M., ish-kryetar i Komunës së Strugës, gjatë mandatit të tij ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin e tij zyrtar, në mënyrën që, duke mos ushtruar mbikëqyrjen e duhur, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim dhe në mënyrë të kundërligjshme ka nënshkruar leje ndërtimi për një parcelë kadastrale në fshatin Misleshevë të Strugës”, raportoi Policia.
Në akuzë janë përfshirë edhe dy këshilltarët e Sektorit të Urbanizmit, 40 vjeçari A.B. dhe 57 vjeçari N.R. për “punë të pandërgjegjshme në detyrë”.