Për shtatë muaj, vendin e kanë vizituar mbi 700 mijë turistë, më së shumti nga Turqia, Gjermania dhe Serbia

Në shtatë muajt e parë të vitit 2026, Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar gjithsej 741.446 turistë, ndërsa është shënuar rritje e numrit të turistëve të huaj. Ndër mysafirët e huaj më të shumtë janë turistët nga Turqia, Gjermania, Serbia, Rumania dhe Shqipëria, transmeton Portalb.mk.

“Vizioni ynë është që Maqedonia e Veriut të pozicionohet si destinacion i njohur ndërkombëtar turistik, përmes vlerësimit dhe promovimit të trashëgimisë së pasur kulturore dhe natyrore, zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve turistike cilësore dhe të qëndrueshme, si dhe aplikimit të zgjidhjeve moderne digjitale”, thonë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Deklarata është bërë me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, e cila këtë vit shënohet me temën “Agjenda digjitale dhe inteligjenca artificiale për ridizajnimin e turizmit”.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit (MKT)Sezoni turistik - Turist(e)