Gjykimi për “Onkologji 2”, i cili po zhvillohet kundër ish-drejtorit mjekësor dhe ish-drejtorit ekonomik të Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji Shkup, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, për punë të pakujdesshme dhe krim financiar, filloi përsëri sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, për shkak të ndryshimit në përbërjen e Këshillit Gjyqësor, raporton MIA.
Rastin përsëri po e udhëheq gjykatësja Sllavica Naumova-Josifovska, por po fillon nga fillimi për shkak të një ndryshimi në gjykatësin-anëtar të Këshillit Gjyqësor.
Gjykimi për “Onkologji 2” filloi nga fillimi edhe në nëntor të vitit 2025 për shkak të një ndryshimi në një nga porotët në Këshillin Gjyqësor. Në atë kohë, palët ranë dakord që provat materiale të paraqitura tashmë dhe dëshmitarët e dëgjuar vetëm do të lexohen dhe nuk do të paraqiten përsëri
Përfaqësuesja e akuzës është Marija Gjorgeva nga PTHP NKOK, e cila në fillim të seancës së sotme deklaroi se ajo qëndron pranë fjalëve hyrëse të bëra tashmë para Gjykatës.
Të akuzuarit Vasev dhe Nuhi në fillim së[rish mohuan fajësinë për veprat për të cilat akuzohen.
“Jo. Nuk ndihem fajtor për veprat për të cilat akuzohem”, deklaroi i akuzuari i parë Vasev para Gjykatës.
I akuzuari i dytë Nuhi para Gjykatës tha se nuk ndihet fajtor dhe se nuk i ka të qarta akuzat kundër tij.
“Jo në formë gjuhësore. Nuk e kam të qartë aktakuzën mdhe nuk e di pse jam i akuzuar, sepse kjo aktakuzë nuk ka të bëjë fare me punën time në Klinikë”, deklaroi Nuhi.
Rasti “Onkologjia”, i cili shkaktoi reagime të stuhishme në publik, u nda nga Prokuroria në dy akuza, njëra prej të cilave “Onkologjia 1”, ku Vasev dhe dy onkologë të tjerë po gjykohen për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve, ndërsa në tjetrën, “Onkologjia 2”, kjo për të cilën flitet, ku dy ish-drejtorët VaseV dhe Nuhi po ndiqen penalisht për vepra të zgjeruara penale – keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, mashtrim në detyrë dhe përvetësim në detyrë.