Në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në RMV

Nga mesnata e sotme, çmimet e derivateve të naftës do të rriten, transmeton Portalb.mk.

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), çmimi i benzinave do të rritet për dy denarë, ndërsa nafta për një denar.

Kështu, një litër Eurosuper BS-95 nga mesnata do të kushtojë 93 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 95 denarë.

Me shtrenjtimin, çmimi i naftës do të arrijë në 100 denarë për litër.

Nga KRRE-ja bëjnë të ditur se çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i pandryshuar dhe do të jetë 110 denarë për litër. Ndërkaq, mazuti shtrenjtohet për 1.300 denarë për kilogram, duke arritur çmimin e ri prej 55.573 denarësh.

Nga Komisioni bëjnë të ditur se në vendimin e sotëm është zbatuar vendimi i Qeverisë për uljen e TVSH-së për naftën në 10 për qind, si dhe uljen e akcizës për dy denarë për litër te benzinat dhe katër denarë për litër te nafta.

BenzinaÇmimi i benzinësÇmimi i naftësKomisioni Rregullator për Energji (KRRE)Nafta