Sot në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut ka mbaruar java e XII-të, ku dy ekipet shqiptare arritën të fitojnë nga 3 pikë, transmeton Portalb.mk.
Struga dhe Shkëndija e mbyllën javën me Fitore si mysafirë. Shkëndija e Tetovës fitoi kundër Bregallnicës me rezultat 1:2, ndërsa Struga sot fitoi kundër Vardarit me rezultat 0:1.
Sot në Kumanovë fitoi Bashkimi kundër Arsimit me rezultat 2:1, ndërsa një ditë më parë Shkëndija e Haraçinës luajti baraz me Tikveshin.
Ndeshja tjetër e kësaj javë, ndërmjet Skopjes dhe Sileksit, u mbyll pa gola.
Më përmbylljen e kësaj jave, Shkëndija me 27 pikë dhe Struga me 26 pikë krijojnë distancë nga ekipet tjera. Shkëndija e Haraçinës gjendet në pozitën e gjashtë me 15 pikë, Arsimi e teta me 10 pikë, po aq sa ka edhe Bashkimi në vendin e nëntë.
Ndryshe, pas shumë vitesh, ekipet shqiptare nuk arritën të marrin asnjë trofe brenda një sezoni futbolli, pasi kampion i Ligës së Parë në sezonin 2025/2026 u shpall Vardari, ndërsa Sileksi e fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut.