Gjykata Themelore Penale Shkup informon se seanca e nesërme për rastin “Puls” anulohet për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të të pandehurit Grozdan Millkoski, pronar i objektit, i cili ndodhet në mjekim spitalor në Spitalin e përgjithshëm në Koçan.
Gjykata Penale njofton se janë të njoftuar të gjithë pjesëmarrësit për anulimin e nesërm.
Termini i ardhshëm është 25 shkurt, ndërsa gjykimi ndodhet në procedurë dëshmuese me nxjerrjen e dëshmive nga ana e Prokurorisë.
Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 63 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë.
Tetë muaj pas aksidentit, 37 të pandehur u ulën në bankën e të akuzuarve, nga të cilët 34 ishin individë dhe tre ishin persona juridikë. Pronarë baresh, menaxherë, inspektorë, roje sigurie, nëpunës civilë dhe ish-kryetarë komune janë të akuzuar.
Nga ana tjetër zjarri në diskotekën “Kolektiv” në Bukuresht të Rumanisë, ndodhi më 30 tetor të vitit 2015, ku si pasojë e një zjarri humbën jetën 64 njerëz dhe 146 kishin rezultuar të plagosur