Më datë 4 , 7 prill dhe 17 prill 2025 ndërruan jetë edhe dy pacientë që trajtoheshin në Lituani nga plagët e marra nga zjarri, duke e çuar numrin total të viktimave në 62.
59 persona kanë vdekur ndërsa rreth 196 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit që e kaploi diskotekën “Puls” në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer në orët e hershme (16 mars) për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, një pjesë nga to janë arrestuar si dhe është kërkuar paraburgim për disa. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja, shkruan Portalb.mk.
Më poshtë i gjeni të gjitha zhvillimet, klikoni në link për të lexuar lajmet:
23:45 – Shtatë ditët e ardhshme Maqedonia e Veriut në zi, çfarë nënkupton kjo?
23:29 – Aleanca për Shqiptarët (Ziadin Sela) ka kërkuar dorëheqje të zyrtarëve qeveritarë
23: 15 – Ministria e Shëndetësisë publikoi numrin e pacientëve që mjekohen pas tragjedisë së zjarrit në Koçan
22:25 – Prokuroria: Për tetë persona të dyshuar kërkohet paraburgim, tre janë të shtruar në spital
21:30 – Bullgaria do të sigurojë akomodim dhe transport për familjet e të lënduarve në tragjedinë në Koçan
20:30 – Zëvendëskyrministri Izet Mexhiti ka vendosur lule në Sheshin Skënderbeu në Shkup, në nderim të jetëve të humbura të viktimave në tragjedinë e Koçanit.
20:20 – Shumë qytetarë janë mbledhur në qendërn e Shtipit, duke bërë kështu homazhe për 59 personat që humbën jetën në diskotekën e cila u përfshi nga zjarri në Koçan.
20:09- Taravari: 47 pacientët në gjendje kritike nga zjarri në Koçan do të trajtohen jashtë Maqedonisë
19:19 – Mickoski: Kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve
19:00 – LSDM: Për tragjedinë në Koçan duhet të ketë përgjegjësi
18:21 – Siljanovska: Përgjegjësit nuk duhet t’i shmangen ligjit, drejtësisë dhe dënimit
17:28 – Ish ministri rumun dhe eurodeputeti: RMV-ja urgjentisht të kërkojë ndihmë evropiane për të djegurit
17:01 – Në tragjedinë e Koçanit jetën e humbën dhe anëtarët e grupit muzikor DNK
16:09 – Toshkovski: 20 të dyshuar, diskoteka ka punuar me licencë të falsifikuar të marrë me korrupsion
15:01 – Futbollisti i KF Shkupit Andrej Lazarov është në mesin e viktimave të zjarrit në Koçan
14:50 – SHGM dhe KEEMM me apel për raportim të kujdesshëm dhe etik për tragjedinë në Koçan
14:37 – Mesazhe ngushëllimi dhe ndihme nga BE-ja dhe SHBA-të për zjarrin në Koçan
14:12 – Vendet fqinje dërguan mesazhe ngushëllimi dhe ofruan ndihmë
14:10 – Ekipi i prokurorëve për hetim është zgjeruar edhe me një prokuror, gjithsej gjashtë prokurorë punojnë në hetimin e tragjedisë, njoftoi Prokuroria Publike.
14:00 – 20 pacientë në gjendje kritike, ka gjasa të dërgohen për mjekim jashtë Maqedonisë
12:38 – Qyteti i Shkupit thërriti seancë urgjente të Këshillit për 18 mars (të martën), për të ndihmuar familjet e viktimave
12:35 – Toshkovski: Numri i të vdekurve shkoi në 59, për katër persona është lëshuar urdhër arrest
12:20 – Akomodim në Shkup për familjet e të lënduarve nga zjarri
12:06 – Prokurori publik i shtetit Ljubomir Kocevski garantoi hetim të plotë dhe të shpejtë të rastin
11:45 – Dëshmi nga të rinjtë që i mbijetuan zjarrit: U dogj për dy minuta, u bë rrëmujë, më ka humbur motra
11:19 – Kryqi i Kuq i publikoi llogaritë për donacione për të dëmtuarit nga zjarri
11:04 – Viktimat nga zjarri janë fëmijë të moshës nga 14 deri në 24 vjeç.
11:00 – Instituti i Mjekësisë Transfuzionale njoftoi se kanë sasi të mjaftueshme të gjakut.
10:17 – Prokurori Publik formoi ekip prej pesë prokurorësh që do të kryejnë hetimet.
07:06 – Prokurorët nga Prokuroria Themelore Publike dhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dolën në terren.
Zjarri shpërtheu orët e para të mëngjesit të 16 marsit.