Instituti Francez në Shkup për katër ditë me radhë do të zhvillojë aktivitete që përfshijë tema nga trashëgimia e përbashkët, përkatësitë e përbashkëta dhe horizontet evropiane, transmeton Portalb.mk.
“Përmes ekspozitave, debateve, takimeve dhe ligjëratave, „Dialogët evropianë“ krijojnë një hapësirë për të reflektuar mbi marrëdhënien tonë me historinë, diversitetin, kulturën dhe vlerat evropiane”, njoftoi Instituti.
Ata paralajmërojnë pjesëmarrjen e studiuesve, gazetarëve, studentëve, diplomatëve dhe OJQ-ve nga Franca, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera evropiane.
Ngjarjet do të fillojnë prej sot në ora 19:00 në ekspozitën “Solidariteti si e ardhme”, për të vazhduar nesër deri më 2 tetor në ngjarjen me temën “Dialog muzikor Shkup – Paris”.