Parlamentare 2024: Çfarë ofrojnë E Majta dhe ZNAM për të rinjtë?

Na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë së Veriut. Derisa partitë vijojnë fushatën e tyre, Portalb.mk ka analizuar programet e tyre për atë se çfarë ofrojnë për të rinjtë. Më poshtë kemi analizuar programet e partive E Majta (Levica) dhe partisë ZNAM.

Në programin e partisë ZNAM nuk ka shumë premtime për të rinjtë, i vetmi premtim ku përmenden të rinjtë është:

“Kredi afatgjatë për kompanitë e sapoformuara nga të rinjtë, interesat e të cilave do të subvencionohen nga shteti”.

Ndërsa partia E Majta në programin e tyre zotohet për shumë pika, të cilat janë si vijon:

  • Përfitime për punëtorët e rinj që krijojnë marrëdhënie të rregullta pune për herë të parë.
  • Program kombëtar “Punë për të gjithë” me masa për integrimin në procesin e punës të të rinjve pa prindër apo pa përkujdesje prindërore.
  • Krijimi i kushteve për mbështetje shëndetësore dhe pensionale për të rinjtë freelancer deri në 26 vjeç.
  • Formimi i qendrave kulturore rinore në territorin e gjithë vendit.
  • Formimi i rrjeteve dhe fondeve të posaçme për mbështetjen e talenteve të rinj nga të gjitha fushat e artit, si dhe ndërtimi i institucioneve të specializuara për punën me talentet e fëmijëve që nga mosha më e hershme.
  • Zbritje për të ashtuquajturat paketa kulturore për të rinjtë deri në 29 vjeç për aktivitete sociale dhe kulturore.
  • Zbritje për transportin ndërqytetar për të rinjtë deri në 26 vjeç.
  • Rritja e subvencioneve për prodhimin organik me varietete dhe specie autoktone për fermerët e rinj.
  • Subvencionimi i banesave sociale për të rinjtë deri në 29 vjeç, si dhe për çiftet e reja të martuara (me ose pa fëmijë).
  • Bashkëpunim me kompanitë e IT-së, të cilat do të ofronin tutorizim profesional për të rinj dhe të vjetër.
  • Pamundësia e dhënies së patentë shoferit për të miturit nën moshën 18 vjeç dhe rregulla të veçanta për drejtimin e automjetit të shoqëruar për drejtuesit e rinj (deri në 25 vjeç).
  • Mirëmbajtja e rregullt e higjienës në trena, në mënyrë që transporti hekurudhor të bëhet sërish i rëndësishëm në mesin e popullatës (veçanërisht te të rinjtë).
  • Formimi i një rrjeti të posaçëm qendrash për mbështetjen e talenteve të rinj që në moshë të re, nga të gjitha fushat e artit.
  • Sigurimi i transparencës në punën e Agjencisë së Filmit, stimulimi i artistëve të rinj të filmit, me financim të detyrueshëm të një projekti filmik në vit nga një regjisor debutues.
  • Stimuj për agjencitë vendase të udhëtimit që organizojnë ekskursione njëditore ose turne të fundjavës për të rinjtë.
  • Edukimi fizik i detyrueshëm dhe aftësimi i rregullt në shkollën fillore me të ashtuquajturat sportet bazë për zhvillim të shëndetshëm dhe korrekt psiko-motor të më të rinjve (not, gjimnastikë, atletikë, zhytje, pingpong, shah, joga dhe arte marciale për vetëmbrojtje).
  • Largimi i Agjencisë për Rininë dhe Sportin dhe inkorporimi i saj në Ministrinë e re të Kulturës, Turizmit dhe Sporteve.
  • Reformimi rrënjësor i konceptit të edukimit qytetar, me qëllim forcimin e të ashtuquajturit dimensioni social i qytetarisë.
  • Prezantimi i kategorive të reja të bursave për nxënës dhe studentë të talentuar.
  • Subvencionimi i drejtë financiar për mjekët e rinj në kujdesin parësor shëndetësor, me theks të veçantë mjekët në zonat deficitare dhe mjediset rurale.
  • Shpërndarja falas e parcelave të tokës fermerëve të rinj individualë, me qira afatgjatë me detyrim që një përqindje të caktuar të prodhimit të tyre t’i japin vetëqeverisjes lokale për të plotësuar nevojat ushqimore në institucionet sociale (p.sh. kuzhina publike, mensa), kopshte, shkolla, etj.).
  • Përcaktimi i një kategorie të veçantë për subvencionet – fermerët e rinj, veçanërisht për: prodhimin e qumështit, zejtarinë, kulturat e reja, eko-fermat dhe ekoturizmin.
  • Ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore si me fqinjët e afërt ashtu edhe me vendet ish-Jugosllave, përmes rritjes së lidhjeve politiko-ekonomike – veçanërisht zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar të të rinjve në fushën e arsimit, kulturës, artit dhe sportit.

Portalb.mk deri tani ka publikuar edhe programin e koalicionit VLEN, LSDM-së dhe VMRO-së, se çfarë përmban për të rinjtë, ndërsa ditëve në vijim do të publikojmë edhe programet e partive tjera politike dhe atë se çfarë ofrojnë për të rinjtë.

Kujtojmë që zgjedhjet parlamentare do mbahen me 8 maj së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

CTRL Z – CTRLZE Majta – Levica partiaTë rinj - Rini - RiniaZgjedhje parlamentare RMV 2024ZNAM