Paraburgim për dhunuesin e gruas në Manastir

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit nisi procedurë kundër një personi për veprën penale “Lëndim trupor”, sipas nenit 130, paragrafit 2, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

I dyshuari, më 10 nëntor, në shtëpinë e tij, i ka shkaktuar lëndime trupore të dashurës së tij. Pas një zënke, ka filluar ta dhunojë  duke e shtrënguar për fyti dhe ta godiste me grushte e shuplaka në kokë dhe trup.

“Prokurori publik i dorëzoi Gjykatës propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, veçanërisht duke pasur parasysh se ai ishte arratisur nga stacioni policor pasi kishte mësuar se ishte denoncuar. Sipas prokurorit, kjo tregon vendosmërinë e tij për t’iu shmangur ndjekjes penale, çka paraqet rrezik për zhvillimin e papenguar të procedurës”, informoi Prokuroria Publike.

Rastet e dhunës në familje dhe ndaj grave ditëve të fundit kanë bërë bujë në opinionin publik. Vetëm dje, Policia e Maqedonisë së Veriut brenda 24 orëve ka regjistruar gjashtë raste të ndryshme dhune në familje.

Dhuna familjareDhuna ndaj graveProkuroria Themelore Publike (PTHP) RMV