OBSH: Numri i rasteve me hantavirus është rritur në 13

Numri i rasteve me hantavirus është rritur në 13, publikoi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, njofton Portalb.mk.

“Spasnja paraqiti rast të ri midis udhëtarëve të cilët janë në krantinë, me ç’rast numri i përgjithshëm i raste u rrit në 13”, kumtoi shefi i OBSH-së në publikimin në Iks.

Gebrejesus ka shtuar se që nga 2 maji i këtij viti nuk janë raportuar vdekje të reja nga hantavirusi, që do të thotë se numri i të vdekurve mbetet tre nga gjithsej 13 persona të infektuar me virusin. Ai potencoi se situata me hantavirusin mbetet stabile dhe se pacientët e infektuar po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Nga OBSH paradokohe kumtuan se paraqitja e hantavirusit në anijen “MV Hondius” tani për tani nuk paraqet fillim i një epodemia ose pandemie, edhe pse janë të mundshme raste të reja të të infektuarve.

HantavirusiOrganizata Botërore Shëndetësore (OBSH)