Në pikën kufitare, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 36 vjeçarin nën dyshimet se ka kryer veprën penale – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, transmeton Portalb.mk.
“në Pikën Kufitare Tabanoc, në dalje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria N.Z. (36) nga Serbia”, raportoi Policia.
Ai me veturën “Mercedes” kishte lëvizur në segmentin e autostradës Demir Kapi – Gjevgjeli me shpejtësi 169 km/h, në vendin ku lëvizja ishte e kufizuar në 80 km/h.
Në pikën ë njëjtë kufitare, për arsye të njëjtë, ishte arrestuar shtetasi tjetër i Serbisë, V.Zh., pasi me veturën “Audi” kishte lëvizur me shpejtësi 175 km/h.