Një vjet e shtatë muaj burg për Muhamed Zeqirin

Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vjet e 7 muaj burg ish sekretarin e Qeverisë Muhamed Zeqiri në lëndën ku akuzohet për shpërdorim të detyrës lidhur me kontratat për shërbime konsulentë për analizimin e situatave dhe privatizimin e mundshëm të Postave dhe Hekurudhave të RMV-vë, pa procedurë për prokurim publik, raporton Koha.

Vendimi vjen pas gjykimit të përsëritur, ndërsa Zekiri ka të drejtë të ankohet në Supreme brenda 8 ditësh.

Me kontratat, sipas Prokurorisë i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 1.1 milion euro.

Nga Gjykata e Apelit theksojnë se për këtë është urdhëruar konfiskim i pasurisë së kompanisë kontraktuese Interholding, por jo edhe ndaj Zekirit.

Ndryshe, Gjykata e Apelit në Shkup e ka shfuqizuar në muajin shtator aktgjykimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe e ktheu lëndën në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.

Zeqirin, në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore Penale e Shkupit e shpalli fajtor dhe e dënoi me dy vjet e gjashtë muaj burg për veprën e keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, përkatësisht sipas nenit 353 paragrafi 4 i Kodit Penal, për të cilin me ndryshimet e fundit të Kodit është paraparë dënimi prej një deri në pesë vjet.

Ai u akuzua për lidhjen e dy kontratave për shërbime konsulente pa kryerjen e procedurës përkatëse për prokurim publik. Përveç dënimit me burg, gjykata e ka urdhëruar kompensimin e dëmit të shkaktuar në Buxhetin e Shtetit në shumë prej 71.338.336 denarë.

Gjykatat e Apelit RMVMuhamed Zeqiri