Lupço Kocevski, kryetari i Prokurorisë Publike në Maqedoninë e Veriut, sqaroi që nuk do ketë ndarje të aktakuzës në lidhje me rastin për tragjedinë në diskotekën në Koçani, transmeton Portalb.mk.
“Nëse procedura do të ndahej, mund të ishte bërë më e ndërlikuar dhe bëhet fjalë për të njëjtën ngjarje penalo-juridike, që do të thotë se nëse ka të pandehur në një procedurë, në një procedurë tjetër ata mund të jenë dëshmitarë e kështu me radhë”, deklaroi Kocevski, duke paralajmëruar se në fillim të shtatorit do të përfundojë hetimi ndaj punonjësve policor.
Ai u shpreh i bindur se nuk do të bëhet ndarja e çështjes që lidhet me zjarrin në diskotekën në Koçan.
Kocevski vlerësoi se numri nuk është i madh, duke theksuar edhe rastet me mbi 30 të pandehur, raste ku janë shqyrtuar si të pandara.
Ndryshe, Ministria për Shëndetësi më 6 korrik ka njoftuar se grupi i parë prej 45 personave të cilët ishin të lënduar në ngjarjen tragjike në Koçan, e ka përfunduar fazën e parë të rehabilitimit në pushimoren e MPB-së në Qendrën malore Ponikva.
Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 62 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë. Prokuroria ka ngritur akuza kundër 34 personave të cilët, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të tyre brenda sistemit, shkaktuan katastrofën. Aktakuza përfshin gjithashtu tre kompanitë e pronarit të diskotekës, i cili është i pandehuri kryesor.
- LEXO: Vajza vdiq e vetme, pa ndihmë, pa humanizëm, e gjetëm të braktisur në spital, shprehet familja për vajzën që vdiq në zjarrin në “Puls”
- LEXO: MSH: Ka përfunduar faza e parë e rehabilitimit për 45 të lënduar në “Puls”
- LEXO: 34 persona fizikë dhe tre personash juridikë janë akuzuar për zjarrin në Koçan, procedura për dy ish-ministra është ndërprerë
- LEXO: Tragjedi në Koçan: 62 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj